Showbiz

Çfarë të bësh kur bie shi? Ja 5 gjëra që të ndryshojnë ditën

Shkruar nga Liberale

Çfarë të bësh kur bie shi? Ja 5 gjëra që të

Dita me shi, si kjo e sotmja, mund të duket si “pauzë” nga jeta normale, por në vend që ta kalosh duke u ankuar për motin gri, provo t’i japësh vetes një dozë qetësie, kujdesi dhe… kënaqësie. Ja disa ide për t’u ndjerë mirë pa dalë nga shtëpia:

1.Krijo rutinën tënde të drekës

Pse të mos eksperimentosh me një pjatë të re? Një supë e ngrohtë me perime të stinës, një tost me avokado dhe vezë, apo edhe një pjatë pasta me vaj ulliri e limon janë perfekte për këtë mot.

2.Bëj “detox” dixhital për 1 orë

Lëre telefonin, fik rrjetet sociale dhe merr një orë për veten. Lexo një kapitull libri, shkruaj në një fletore, ose thjesht dëgjo muzikë.

3.Pasdite “spa” në shtëpi

Vendos një maskë fytyre, ndiz qirinj aromatikë dhe vendos playlist-in e preferuar. Shi jashtë, qetësi brenda – s’ka kombinim më të mirë.

4.Bëhu kreative me rrobat

Provo kombinime të reja veshjesh që s’i ke veshur kurrë bashkë. Mund të të vijë frymëzimi për “look”-un e radhës!

5.Telefonata me mikun/miken që s’ke folur prej kohësh

Shiu sjell melankoli, por edhe ndjeshmëri. Përdore për të rilidhur një bisedë të munguar.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH