Arte

PIKTURA E DITËS: "Enver Hoxha, gjatë Luftës së Dytë Botërore"- Nga mjeshtri Isuf Sulovari

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Enver Hoxha, gjatë Luftës së

Piktura e përzgjedhur sot nga Liberale.al është ajo e realizuar mjeshtërisht nga piktori Isuf Sulovari, i cili ka një stil të qartë dhe pikturim të dallueshëm, si kubist por dhe impresionist.

Ai ka portretizuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste, Enver Hoxhën, gjatë Luftës së Dytë Botërore, një moment që ngërthen forcë dhe frymë lufte.

Isuf Sulovari ishte një ndër piktorët e rëndësishëm shqiptarë të Realizmit Socialist. Ai vlerësohet për stilin e tij të veçantë piktorik që e dallonte nga të gjithë piktorët shqiptarë të kohës. Isuf Sulovari pas mbarimit të Liceut Artistik “Jordan Misja”, Tiranë, në klasën e piktorit Sadik Kaceli,studjoi për dy vjet 1959-1961 në degën e pikturës, në Institutin e Arteve Plastike “N.Grigoresku”, Bukuresht (Rumani).

U diplomua në Institutin e Arteve, Tiranë në ateljenë e piktorit Vilson Kilica.

Ai ishte piktor i tablosë kompozicionale dhe realizoi temën e ditës, temën historike dhe portretin. Një koleksion prej 12 (dymbëdhjetë) veprash të Isuf Sulovarit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve Tiranë.

Prej tyre mund të veçojmë, “Aksionistja” 1967, “Peizazh industrial”, 1969, “Kooperativistja e duhanit” 1970, “Mjelësja” 1971, “Gjigandi i Metalurgjisë” 1974. Gjithashtu veprat e tij janë pjesë e Galerisë së Arteve në Elbasan dhe e koleksionistëve të shumtë Shqiptarë.

Isuf Sulovari ka marrë pjesë nga vitit 1956-1990 në të gjitha ekspozitat lokale dhe kombëtare. Sulovari gjithashtu ka qenë pjesmarrës në ekspozitat kolektive shtetërore të kohës në disa shtete të ndryshme si në Rumani, Grac Austri (1972), RP.të Kinës (1971), Bienale të Aleksandrisë, ekspozita “Piktorët disidentë” Austri, etj.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH