Porta e Kalasë, e pikturuar me mjeshtëri nga piktori Gazmend Xhaferri, i cili duke u bazuar nga fotot e publikuara nga Arkiva Digjitale Elbasan, po bën nji shërbim të paçmuar për evidentimin e vlerave historike të Elbasanit.
Në këto piktura është e pamundur të mos gjesh copëza historie, kujtime, personazhe, ngjarje dhe jetë qytetarësh në të gjitha ngjyrat dhe dimensionet, e po ashtu Elbasanin e vjetër me vednet karakteristike.
Piktori Gazmend Xhaferri, shprehet se kënaqësinë më të madhe ia japin njerëzit që e duan artin e tij dhe zgjedhin ta marrin atë me vete.
Piktori që ruan kujtesën ka eksperimetnuar në shumë zhanre të këtij arti por sipas tij, e bukura e artit është të zgjojë përjetimet e njerëzve.
Arkitektura klasike e ndërtimit të shtëpive dy katëshe, me porta te larta mbi 2 meter e rrugica e kalldrrëmta shkrihen mrekullisht në telejot e Gazmendit.
Në familjen e tij të gjithë kanë lidhje me pikturën. Në gjurmët e tij ka ecur dhe i biri, ndërsa baskëshortja angazhohet me punimet artizanale.
Gazmend Xhaferri thotë se është i lidhur ngusht me pikturën dhe jeta e tij ashtu sikur nisi do të jetë një udhëtim mbi ngjyra.