Aktualitet

KQZ pezullon përkohësisht numërimin e votave të diasporës, rifillon nesër në 08:30

Shkruar nga Liberale.al

KQZ pezullon përkohësisht numërimin e votave të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të numërohen votat që kanë ardhur nga Greqia. Këto vota ishin mbajtur pezull më parë, por tani do të hapen dhe do të llogariten.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit e vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritura jashtë territorit të Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si edhe tabulimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit preferencial për çdo qark.

Ky urdhërim i Komisionerit përfshin edhe zarfet (e mbërrituara nga Greqia) të cilat nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të KSHZ nr. 1121, datë 12.05.2025”-njofton kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH