Showbiz

"DASMA mund të ndodhë më shpejt sesa...", STRESI surprizon fansat!

Shkruar nga Liberale

"DASMA mund të ndodhë më shpejt sesa...", STRESI

Arkimend Lusha, i njohur si Stresi në publik, është kthyer kryefjalë në medien rozë së fundmi. Kjo pasi surprizoi fansat duke u rikthyer me ish-partneren, Kejsin, gjë që u prit mjaft mirë nga publiku. 

Reperi konfirmoi rikthimin me disa foto të postuara dhe fjalë zemre të dedikuara. Por duket se çifti këtë herë është rikthyer për t'u mos u ndarë më kurrë, madje mund të kemi edhe një dasmë.

Kështu në një intervistë të tij të fundit, Stresi foli për jetën e tij private dhe projektet muzikore. E ndërsa u pyet në lidhje me rikthimin me Kejsin, ai nxiti zërat për një dasmë në horizont, duke u shprehur se kjo mund të ndodhë shumë më shpejt nga sa mendohet.

“Dasma do jetë më shpejtë sesa mund ta mendoni.”, tha Stresi, por pa dhënë më shumë detaje. 

E ndërkohë pritet të shohim nëse çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë këtë herë apo jo, e deri atëherë na mbetet ve☼se të presim. 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH