Showbiz

Cila është arsyeja? Britney Spears u përmend në gjyqin e Diddy-t

Shkruar nga Liberale

Cila është arsyeja? Britney Spears u përmend në gjyqin e

Sean “P. Diddy” Combs dyshohet se kishte bërë një listë të ftuarish me statusin A për festën e 21-vjetorit të ditëlindjes së Cassie Ventura.

Kjo e fundit dëshmoi se në festën e saj të 21-vjetorit në Las Vegas, reperi kishte ftuar këngëtaren e famshme, Britney Spears dhe producentin Dallas Austin.

Ventura tha se ishte në atë festë ku Combs e puthi për herë të parë, gjë që e tronditi dhe e bëri të qante, pasi lidhja e tyre deri atëherë ishte platonike.

Në gjyq u përmendën edhe mesazhe të nxehta midis tyre, të cilat mbrojtja i përdori për të treguar se Cassie ishte pjesëmarrëse e gatshme në “freak-offs”, orgji seksuale që ajo më herët i kishte përshkruar si traumatike.

Cassie pranoi se ndonjëherë ishte ndjerë si “e dashura për fantazitë” e Diddy-t dhe jo partnerja e tij e plotë. Gjykatësi ka urdhëruar që marrja e saj në pyetje të përfundojë brenda kësaj jave.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH