I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artisti i njohur, Kelly. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me këngën e tij më të re “Sa u deshëm” dhe ka treguar se çfarë na pret në të ardhmen e afërt sa i përket karrierës muzikore dhe projekteve. Artisti ka treguar gjithahtu edhe se çfarë ka përgatitur për të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e tij.
Do të kemi bashkëpunime të reja? Ja çfarë zbulon Kelly në Top Albania Radio…
Besoj që po. Kemi krijuar ato kontaktet, për të bërë disa këngë. Sa të iki pak edhe ky vrulli sepse nuk dua që t’ia ndërpres askujt. Do vazhdoj me vrullin tim. Kam folur me Tirin, kemi pak a shumë të njëjtin stil muzike, por këtë herë do të eksperimetojmë pak dhe nuk do të jetë i njëjti stil muzike. Me Eglin gjithashtu kemi disa projekte që pritet të realizohen, janë të hapura. Me Gjesti kemi krijuar diçka por me sa po shoh që është shumë i ngarkuar.