Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Do të ketë modul edhe për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë. “Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.
Por për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete! Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli shpjegoi se penaliteti nis nga 50 mijë lekë të reja gjobë deri në 100 mijë lekë të reja.
Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Më pas do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024.
Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censusi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.
Censi duhej të ishte realizuar në vitin 2021, por për shkak të pandemisë dhe problematikave të tjera u shtri me dy vite. Censi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia e Shqipërisë ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga Censi i vitit 2001.
Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 synon të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) për raundin e vitit 2020 të Censeve dhe gjithashtu me rregulloret e fundit të BE-së për zbatimin Censit të Popullsisë dhe Banesave.
Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.
Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. “Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.
Komunitetet fetare u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen censusit dhe të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare.
Sakaq, BE ka akorduar rreth 17 milionë euro për realizimin me sukses të censusin.