Disa persona të qytetit të Kukësit kanë bërë një gjest apo veprim shumë të bukur dhe emocionues në të njëjtën kohë, ku në shenjë respekti kanë vendosur në vendin e tyre bustin e Mbretëreshës Elisabeth II, kryesisht te sheshi i Pallatit të Kulturës.
Gjithçka ndodhi pasi kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u ndje i fyer nga ky veprim, ku me sa duket ai ka pasur në plan ndonjë vepër tjetër edhe më cilësore në nder të Mbretëreshës.
Sipas raportimeve Safet Gjici ka bërë padi në polici për vendosjen e bustit duke theksuar para oficerëve të policisë gjyqësore se ky veprim kishte fyer komunitetin kuksian.
Pas heqjes nga sheshi, busti është dërguar në ambientet e rajonit të Policisë së Kukësit, ku efektivët janë duke bërë procedurat për të gjetur personat që e vendosën aty duke paragjykuar qëllimin e mirë të tyre me sa duket.
Duket se “fjalën” për bustin e Mbretëreshës Elisabeth do ta mbajnë vetëm hasjanët, të cilët kanë premtuar vendosjen e bustit aty, i cili do të ngrihet me paratë e “çunave të Londrës”.