Sport

Mediat e huaja/ Një mrekulli me aromë braziliane: Sylvinho dhe Doriva bëjnë histori me Shqipërinë

Shkruar nga Liberale
Mediat e huaja/ Një mrekulli me aromë braziliane: Sylvinho dhe Doriva

Mediat e huaja vazhdojnë t’i bëjnë jehonë paraqitjeve të Kombëtares sonë. Shqipëria ia doli të mvajë e sigurt kryesimin e grupit, pas fitoreve me Poloninë dhe Republikën Çeke, duke u afruar me kualifikimin në Euro 2024.

Media spanjolle pranë klubit të Celta Vigos, aty ku kanë luajtur dy nga stafi drejtues i Shqipërië, e ka përshkruar suksesit e tyre në stolin kuqezi, si historik.  “Kjo ecuri do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e dy ish-lojtarëve të Celta-s. Bëhet fjalë për brazilianët Sylvinho dhe Doriva , të cilët e kanë kualifikuar Shqipërinë në Europianin e verës së ardhshme”, thuhet në koment.

Mbetet për t'u parë nëse do ta arrijnë kualifikimin si kryesues në një grup që përfshin Republikën Çeke dhe Poloninë e Robert Leëandoëskit, e cila ka shumë pak opsione për të hyrë në top turneun e ekipit kombëtar kontinental pas një faze zhgënjyese kualifikuese.

Federata Shqiptare vendosi në janar të ndryshojë kursin pas tetë vitesh me trajnerë italianë, përfshirë Panucci-n dhe Gianni de Biasi. Sylvinho nuk kishte stërvitur për një vit asnjë ekip, pas një përvoje të dështuar në Corinthians dhe një periudhë të shkurtër te Olympique Lyon.

Nëse lëvizja dukej e rrezikshme kur u mor vendimi, koha i dha të drejtë federatës shqiptare. Dhe skuadra ballkanike, e karakterizuar nga një futboll i “ngrurtë” dhe tejet mbrojtës që përtej kualifikimit në Euro 2016, nuk po jepte rezultat.

Sylvinho dhe Doriva, të shoqëruar nga një tjetër legjendë e futbollit si Pablo Zabaleta, kanë arritur të marrin maksimumin nga brezi ndoshta më i mirë i futbollistëve në historinë e Shqipërisë, me lojtarë në liga dhe skuadra të nivelit të lartë si portieri Berisha ( Empoli ), mbrojtësi i krahut Hysaj (Lazio) apo sulmuesit Myrto Uzuni (Granada) dhe Broja (Chelsea). /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH