Sport

Masat e sigurisë, “Air Albania” me një risi për ndeshjen Shqipëri-Poloni

Shkruar nga Liberale

21.500 vende, Shqipëria do të presë Poloninë me kapacitet maksimal. Stadiumi “Arena Kombëtare” është gati për sfidën ndërsa disa punime të rëndësishme e kanë bërë edhe më të sigurt kompleksin në zemër të kryeqytetit.

Ky stadium do të mirëpresë edhe rreth 1 mijë tifozë polakë të cilët ndryshe nga 2 vite më parë, do të akomodohen në dy katet e tribunës “Vasillaq Zëri” për të evituar hedhjen e sendeve.

Sektorët pas portave janë hapur sërish plotësisht, ndërsa risia e madhe këtë herë është instalimi i rrjetave pas portave për të bllokuar sendet e hedhura nga shkallët, një praktikë që aplikohet në stadiume të ndryshme dhe që ka rezultuar efikase.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH