Aktualitet

Masakra në Klos/ Sociologu: Shoqëria shqiptare ka dalë nga binarët, jemi larg emancipimit

Shkruar nga Liberale
Masakra në Klos/ Sociologu: Shoqëria shqiptare ka dalë nga

Vrasja e 3-fishtë në Klos ka tronditur shumëkënd në Shqipëri, ndërkohë që deklarata nga të afërmit e autorit dhe viktimave kanë treguar sesi një histori ngacmimesh e nisur në rrjetet sociale ka shkruar deri në vrasje.

Për sociologun Gëzim Tushi kjo ngjarje tregoi se emancipimi në shoqërinë shqiptare duket ende shumë larg, duke shtuar se krimi është banalizuar.

“Një ngjarje shumë e rëndë, një krim banal, që sido ta interpretojmë, është krejtësisht banale, të merren 3 jetë njerëzish dhe 2 viktima, është tregues që emancipimi i shoqërisë sonë është akoma shumë larg, në fakt krimi në shoqërinë shqiptare në këto 3 dekada, në vend të zbutej, mendoj që krimi në shoqërinë shqiptare, ky është rasti se si është banalizuar krimi dhe adaptimi me krimin. Shoqëria shqiptare ka dalë nga binarët dhe krimi është demokratizuar”, tha Tushi.

Ai shtoi se vrasje për motive të tilla, siç ishte rasti në Klos, tregojnë se si familja shqiptare nuk po kryen më funksionin e saj parësor, atë të edukimit, ku në vend që të zgjidhin mosmarrëveshjet me anë të debatit, janë zgjedhur “forma mesjetare”, siç ai e quajti.

“Marrëdhënie intime, filmime dhe pastaj presion dhe familjarët kanë gjetur rrugën më të gabuar. Pjesa më e madhe e këtyre situatave kriminale, burojnë se institucionet kryesore, familja, shkolla, institucionet fetare, mediat, nuk janë në rolin e tyre adekuat. Nuk e di se si një familje, për shkak se zbulo se 2 të rinjtë kanë lidhje intime duhet të jetë shkak për krime. Mungesa e komunikimit ka çuar që krimi të marrë përmasa të mëdha. Më duket sikur jemi në një spital psikiatrik, se ke frikë se dikush do ta marrë jetën. Shoqëria moderne kështu është, por gjenden instrumente, këto janë forma mesjetare. Këtë duhet ta kultivojë familja”, përfundoi Klosi në një intervistë për Report TV.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH