Sport

Turneu i parë memorial “Lorenzo Çela” do të nisë këtë të shtunë në Itali

Shkruar nga Liberale.al

Turneu i parë memorial “Lorenzo Çela” do të

Këtë fundjavë do të zhvillohet turneu i parë memorial “Lorenzo Çela”, në kujtim të djaloshit shqiptar që humbi jetën në një aksident tragjik në vitin 2024. Turneu do të luhet në qendrën sportive “Maraviglia-Durighello” në qytetin Desenzano të Italisë.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë fëmijë të lindur në vitet 2011 dhe 2012.

Ndeshjet e para do të luhen të shtunën dhe të dielën, më 24 dhe 25 maj. Në këtë fazë do të garojnë skuadra amatore. Më pas, nga data 31 maj deri më 2 qershor, do të zhvillohet faza finale me ekipe profesioniste. Në finale do të kualifikohen fituesit e dy grupeve dhe një skuadër tjetër që do të ketë rezultatin më të mirë nga vendet e dyta.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH