Sport

Partizani mposht Skënderbeun, finalisti i parë për titullin kampion

Shkruar nga Liberale

Partizani mposht Skënderbeun, finalisti i parë për titullin

Partizani fitoi 1-0 kundër Skënderbeut në gjysmëfinalen e "Final 4" dhe është finalisti i parë për në finalen e 26 majit.

Të premten e 17 majit në "Air Albania" të kuqtë iu falën golit të Bintsouka në minutën e 47-të të ndeshjes dhe presin pas dy ditësh gjysmëfinalen Egnatia - Vllaznia për të mësuar rivalin që do diskutojnë finalen e madhe të Superligës, për të mësuar kampionin e sezonit 2023-24.

Pjesa e parë nisi mirë për Partizanin, me Mba që goditi bukur, por u ndal nga Marco Alia. Me kalimin e minutave u shtua edhe tensioni, teksa korçarët duket se u pajtuan me barazimin pa gola, rezultat që u mbyll pjesa e parë.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, ishte Bintsouka që shënoi shpejt dhe i dha epërsinë "Demave" si edhe golin që në fund ishte i vlefshëm për fitoren. Skënderbeu u përpoq dhe paçka rasteve nuk mundi të barazonte.

Kujtojmë se edhe me barazimin, më tej në finale kalonte po Partizani për shkak të renditjes më të mirë në sezonin e rregullt.

Paçka se u përfol shumë, numri i mbështetësve nuk ishte aq i madh sa pritej. "Air Albania" me 22 mijë vende dukej shumë i madh mbrëmjen e 17 majit.

17 maj/

Partizani 1-0 Skënderbeu (Bintsouka 47')

19 maj/

Egnatia - Vllaznia (Air Albania)

24 maj/

Finale vendi 3/4 në Air Albania

26 maj finalja e madhe.  

Partizani - Egnatia/Vllaznia

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH