Lojërat Olimpike të Parisit nisin të premten dhe një emër tjetër i tenisit, Holger Rune do i mungojë turneut.
Ai nuk do marrë pjesë për shkak të një lëndimi në kyccin e dorës. Danezi ka pasur vështirësi në lojë përgjatë këtij edicioni.
“Më vjen shumë keq që nuk do të marr pjesë në Lojërat Olimpike”, ka shkruar 21-vjeçari në rrjetet sociale. “Kam luajtur me dhimbje të dorës dhe duhet ta marrë seriozisht rekomandimin mjekësor”.
Rune së bashku me Jannik Sinner dhe Hubert Hurkacz janë disa nga sportistët më të mirë që nuk do konkurrojnë për medaljen e artë në Paris.