Sport

I fiksuar me ullinjtë, ja çfarë bën lojtari i Milanit në kohën e lirë

Shkruar nga Liberale

I fiksuar me ullinjtë, ja çfarë bën lojtari i Milanit

Nëse mendoni se futbollistët jetojnë të gjithë në shtëpi luksoze në qendër të Milanos me një tarracë me pamje nga “Duomo”, ndoshta stili i jetesës së Kajl Uoker, mund t’ju habisë.

Mbrojtësi anglez, i ardhur pak javë më parë nga Mançester Siti e ka nisur pozitivisht aventurën në fushë, teksa nuk po shkon keq as ajo jashtë fushe. Gazeta britanike “The Sun” intervistoi një punonjës të hotelit ku qëndron lojtari, i cili deklaroi:

“Kur mendoj për të, mendoj për ullinjtë. Atij i pëlqejnë shumë. Vjen shpesh në bar, nuk pi birrë apo diçka të tillë. E kam parë vetëm me një shok me të cilin shoqërohet. Nuk e di se çfarë ndodh pas derës së dhomës së tij.”

Jo vetëm kaq, sipas të përditshmes anglez, duket se aktualisht Uoker është duke u takuar me një vajzë italiane për pak qetësi larg vëmendjes. Kujtojmë gjithashtu se mbrojtësi nuk është ndjekur në Itali nga gruaja e tij apo ish-i, me të cilat ka fëmijë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH