Bota

Përleshje dhe arrestime mes tifozëve të Betis dhe Chelsea para finales në Wroclaw

Shkruar nga Liberale.al

Përleshje dhe arrestime mes tifozëve të Betis dhe Chelsea para

Pak orë para finales së Konferencë Ligës mes Betis dhe Chelsea në Wroclaw, situata në rrugë u përkeqësua shumë. Pas një nate me përleshje të ashpra të martën, tifozët e të dy ekipeve filluan konflikte të reja.

Mediet ndërkombëtare dhe videot në rrjetet sociale tregojnë se ka pasur rrahje dhe sherre mes tifozëve. Policia në Poloni arrestoi një spanjoll pas një përplasjeje të martën në mbrëmje, ndërsa tre të tjerë u arrestuan mëngjesin e së mërkurës pasi hoqën flamujt e finales së UEFA Konferencë Ligës.

Kryeministri polak Donald Tusk reagoi ashpër, duke thënë se nuk do të tolerohet dhuna në rrugët e vendit. Ai falënderoi policinë për veprimet e shpejta dhe paralajmëroi se forcat e rendit do të jenë edhe më të ashpra në ditën e finales.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH