Letërsi

THE ECONOMIST: Sa kohë do të duhej për të lexuar librat e autorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave?

Shkruar nga Liberale

THE ECONOMIST: Sa kohë do të duhej për të lexuar librat e

"Një kusht për të lexuar libra të mirë është të mos lexosh libra të këqij, sepse jeta është e shkurtër", ka shkruar Arthur Schopenhauer, një filozof gjerman i shekullit të 19-të. Njerëzit po jetojnë më gjatë se në kohën e Schopenhauer, por numri i librave është rritur në një shkallë shumë më të madhe. Kështu, kjo thënie duhet të ketë më shumë rëndësi tani sesa atëherë.

Por, ende ka nevojë për selektim, aq sa rekomandimet për libra duket se janë po aq të popullarizuara sa librat që ata sugjerojnë. Influencerët në BookTok, një kënd letrar i TikTok-ut, një aplikacion video, kanë zëvendësuar juritë me kredenciale të dikurshëm. Mijëra lexues vlerësojnë dhe rishikojnë libra në Goodreads, një faqe interneti me dhjetëra miliona anëtarë. Rebind, një aplikacion që tani është në versionin e testimit, do të lejojë lexuesit e librave klasikë të përdorin inteligjencën artificiale për të pyetur ekspertët rreth teksteve. 

Megjithatë, numri i teksteve që thuhet se duhet të lexohen duket mbingarkues. Një mënyrë për të selektuar është të shikohet ku mbivendosen listat e librave më të mirë, sipas teorisë që librat që shfaqen më shpesh ja vlen vërtet të lexohen. Kjo është ajo që ka bërë një faqe interneti e quajtur thegreatestbooks.org.

Krijuesi i saj, Shane Sherman, një programues kompjuterik në Teksas, ka përdorur më shumë se 300 lista për të krijuar një "listë të listave", të cilën ai e quan -jo me seriozitet të plotë- "librat më të mëdhenj të të gjitha kohërave." 

Më poshtë janë listuar 50 nga librat e autorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe sa kohë nevojitet për secilin prej tyre për t'u lexuar:

1. Njëqind vjet vetmi” nga Gabriel García Márquez: 7 orë e 40 minuta

2. “Uliksi” nga James Joyce: 14 orë e 54 minuta

3. “Në kërkim të kohës së humbur” nga Marcel Proust: 3 ditë, 3 orë e 47 minuta

4. “Lolita” nga Vladimir Nabokov: 6 orë e 5 minuta

5. “Krenari dhe paragjykim” nga Jane Austen: 7 orë e 15 minuta

6 “Lartësitë e stuhishme” nga Emily Brontë: 6 orë e 37 minuta

7. “Don Kishoti i Mançës” nga Miguel de Cervantes: 23 orë e 54 minuta

8. “Krim dhe ndëshkim” nga Fyodor Dostoevsky: 11 orë e 28 minuta

9. “Vëllezërit Karamazov” nga Fyodor Dostoevsky: 19 orë e 40 minuta

10. “Anna Karenina” nga Leo Tolstoy: 19 orë e 36 minuta

11. “Lufta dhe Paqja” nga Leo Tolstoy: 1 ditë, 7 orë e 28 minuta

12. “Komedia Hyjnore” nga Dante Alighieri: 6 orë e 12 minuta

13. “Odiseja” nga Homeri: 7 orë e 22 minuta

14. “Iliada” nga Homeri: 10 orë e 41 minuta

15. “Në udhë” nga Jack Kerouac: 7 orë e 26 minuta

16. “Mali magjik” nga Thomas Mann: 18 orë e 27 minuta

17. “David Koperfildi” nga Charles Dickens: 19 orë e 53 minuta

18. “Të mjerët” nga Victor Hugo: 1 ditë, 7 orë e 35 minuta

19. “Bashkë me erën” nga Margaret Mitchell: 23 orë ne 17 minuta

20. “Panairi i kotësive” nga William Thackeray: 16 orë e 58 minuta

21. “Për kë bie këmbana” nga Ernest Hemingway: 10 orë e 19 minuta

22. “Fausti” nga Johann Wolfgang von Goethe: 5 orë e 29 minuta

23. "Asgjë të re nga fronti i perëndimit" nga Erich Maria Remarque: 4 orë e 26 minuta

24. “Konti i Monte Kristos” nga Alexandre Dumas: 1 ditë, 1 orë e 47 minuta

25. “Emri i trëndafilit nga Umberto Eco: 10 orë e 53 minuta

26. “Idioti” nga Fyodor Dostoevsky: 13 orë e 35 minuta

27. “Dashuri në kohën e koleres” nga Gabriel García Márquez: 8 orë e 31 minuta

28. “Mbi origjinën e specieve” nga Charles Darwin: 8 orë e 49 minuta

29. “Seksi i dytë” nga Simone de Beauvoir: 16 orë e 11 minuta

30. “Etër dhe bij” nga Ivan Turgenev: 4 orë e 36 minuta

31. “Shpirtëra të vdekur” nga Nikolai Gogol: 8 orë e 3 minuta

32. “Djajtë” nga Fyodor Dostoevsky: 13 orë e 40 minuta

33. “Rrëfimet” nga St Augustine: 6 orë e 23 minuta

34. “Një tragjedi amerikane” nga Theodore Dreiser: 18 orë e 29 minuta

35. “Herzog” nga Saul Bellow: 7 orë e 5 minuta

36. “Dekameroni”  nga Giovanni Boccaccio: 17 orë e 16 minuta

37. “Revolta e Atlasit” nga Ayn Rand: 1 ditë, 2 orë e 4 minuta

38. “Demokracia në Amerikë” nga Alexis de Tocqueville: 10 orë e 36 minuta

39. “Neveria” nga Jean Paul Sartre: 4 orë e 32 minuta

40. “Edukim sentimental” nga Gustave Flaubert: 8 orë e 19 minuta

41. “Nëse një natë dimri një udhëtar…” nga Italo Calvino: 8 orë e 46 minuta

42. “Rrëfimet” nga Jean-Jacques Rousseau: 15 orë e 4 minuta

43. “Historia e rënies dhe shkatërrimit të Perandorisë Romake” nga Edward Gibbon: 3 ditë, 16 orë e 55 minuta

44. “Lufta civile” nga Shelby Foote: 3 ditë, 8 orë e 54 minuta

45. “Detektivët e egër” nga Roberto Bolaño: 14 orë e 8 minuta

46. “2666” nga Roberto Bolaño: 20 orë e 11 minuta

47. “Libri i shqetësimit” nga Fernando Pessoa: 8 orë e 54 minuta

48. “Interpretimi i ëndrrave” nga Sigmund Freud: 11 orë e 38 minuta

49. “Arkipelagu Gulag” nga Aleksàndr Solzenicyn: 1 ditë, 12 orë e 40 minuta

50. “Ushtari i mire Shvjek” nga Jaroslav Hašek: 15 orë e 18 minuta

Për Schopenhauer-in, shmangia e gjithçkaje që është popullore ishte një pjesë e rëndësishme e leximit të mençur: "Duhet të mbani mend se ai që shkruan për budallenj gjithmonë gjen një publik të madh."

Kjo ndoshta është shumë dogmatike për brezin e BookTok. Por këshilla më e moderuar e C.S. Lewis, një studiues i letërsisë dhe autor i serisë 'Kronikat e Narnisë' për fëmijë, është e vlefshme për t’u dëgjuar: "Është një rregull i mirë, pas leximit të një libri të ri, që kurrë të mos lejoni të lexoni një tjetër të ri derisa të keni lexuar një të vjetër ndërmjet."

Përgatiti: Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH