Një situatë e pazakontë vjen sot nga fshati Zhanë i Lushnjës, ku një dollap i vjetër në ambientet e qendrës shëndetësore është shfrytëzuar si dhomë votimi, gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Nga pamundësia për të siguruar kushte të përshtatshme ka bërë që komisionerët në këtë qendër votimi të improvizojnë një hapësirë të izoluar për të garantuar fshehtësinë e votës së qytetarëve.