Kronikë

Shpërthim i fuqishëm me tritol pranë burgut të Fushë-Krujës. Policia sqaron NGJARJEN

Shkruar nga Liberale

Shpërthim i fuqishëm me tritol pranë burgut të

Një shpërthim me tritol raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të Fushë Krujës duke alarmuar zonën përreth dhe policinë.

Mësohet se në rrethana ende të paqarta është hedhur një sasi tritoli.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit  të IEVP Fushë-Krujë.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH