Sport

Starton Final 4 për Vajzat/Partizani merr avantazhin, Apolonia ndal Vllazninë

Shkruar nga Liberale.al

Starton Final 4 për Vajzat/Partizani merr avantazhin, Apolonia ndal

Në ndeshjet e para të fazës "Final 4" të kampionatit të vajzave, Partizani mundi Gramshin me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Alvarenga Dias në pjesën e parë, duke i dhënë fitoren vajzave të kuqe në "Arenën e Demave".

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Apolonia dhe Vllaznia barazuan 1-1. Esi Lufo kaloi shkodranet në avantazh, ndërsa Klea Hamonikaj barazoi për fieraket në fundin e takimit. Kjo ndeshje u zhvillua në Fier.

Ndeshjet e kthimit për të përcaktuar dy finalistet do të luhen më 14 maj. Finalja e madhe për titullin kampion do të zhvillohet më 11 maj në "Shtëpinë e Futbollit". Ekipi kampion do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Champions League

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH