Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se identifikimi elektronik i votuesve nuk do të aplikohet në shtatë qendra votimi (QV) për shkak të pamundësisë për të kontraktuar operatorë për përdorimin e pajisjeve të identifikimit. Këto janë:
Një QV në Njësinë Administrative Pult, bashkia Shkodër
Katër QV në bashkinë Dropull
Një QV në bashkinë Libohovë
Një QV në bashkinë Konispol, Njësia Administrative Xarrë
Ky është procesi i dytë zgjedhor parlamentar ku identifikimi elektronik do të aplikohet. Në zgjedhjet e 14 majit 2023 për pushtetin vendor, pajisjet e identifikimit elektronik nuk funksionuan në 581 nga rreth 5200 qendra votimi, kryesisht për shkak të mungesës së operatorëve dhe lidhjes me rrjetin GSM.
Në këto zgjedhje, mbi 3.7 milionë shtetas shqiptarë kanë të drejtë vote, përfshirë ata që jetojnë jashtë vendit pas regjistrimit në Platformën Elektronike për Regjistrimin e votuesve nga jashtë. Procesi zgjedhor do të monitorohet nga misioni i OSBE/ODIHR, me kreun e misionit, Lamberto Zannier, që do të vizitojë disa qendra votimi për të vëzhguar mbarëvajtjen e procesit