Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha kanë votuar në ambientet e shkollës “Kosova”.
Lideri i PD kërkoi nga qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e tyre.
“Një thirrje për çdo qytetar shqiptar sot të votojnë, të votojnë për vetën e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre. Të votojnë për të ardhmen për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, u shpreh Berisha.