Politikë

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit: Dënimet do të jenë më të rënda për ata që hyjnë në vend ilegalisht!

Shkruar nga Liberale

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit: Dënimet do 

Greqia ka përgatitur legjislacionin që do të vendosë dënime më të ashpra për azilkërkuesit e refuzuar dhe do të përshpejtojë kthimet në vendet e tyre, tha të mërkurën kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Migrimi mbetet një çështje e ngarkuar politikisht në Greqi dhe Mitsotakis është zotuar të ashpërsojë qëndrimin e tij.

“Dënimet do të jenë më të rënda për ata që hyjnë në vend ilegalisht ose qëndrojnë në vendin tonë, nëse kërkesa e tyre për azil refuzohet”, tha Mitsotakis në një mbledhje të kabinetit të mërkurën,ku u diskutua një projektligj i ri për migracionin e paligjshëm.

Kryeministri grek deklaroi  gjtihashtu se projektligji do të synojë të përshpejtojë kthimet përmes një “mekanizmi më efektiv dhe të drejtë”. Rregulloret do të kenë nevojë për miratim parlamentar përpara se të hyjnë në fuqi.

Fluksi i migrantëve në Greqi ra me 30% në katër muajt e parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, pasi më pak njerëz hynë përgjatë kufirit të saj lindor me Turqinë.

Por mbërritjet nga deti apo nga Libia në ishujt periferikë të Kretës dhe Gavdosit janë rritur ndjeshëm në muajt e fundit përgjatë një rruge të re kontrabande në Detin Mesdhe. Mijëra azilkërkues të refuzuar kanë mbetur të bllokuar në Greqi.

Për të përshpejtuar proceset e azilit dhe për të zvogëluar presionin mbi sistemet e azilit, ekzekutivi i BE-së javën e kaluar propozoi ndryshimin e ligjit evropian për t’u lejuar shteteve anëtare të deportojnë azilkërkuesit e refuzuar nëse ata mund të dërgohen në një vend të tretë të konsideruar të sigurt nga blloku.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH