Politikë

TIRANË, hapen rreth 600 kuti votimi PD dhe PS humbasin vota

Shkruar nga Liberale

TIRANË, hapen rreth 600 kuti votimi  PD dhe PS humbasin vota

Rinumërimi i votave për qarkun Tiranë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” vijon. Deri tani janë rinumëruar 593 kuti. Partia Demokratike ka humbur deri tani rreth 303 vota, ndërsa Partia Socialiste rreth 221 vota. 

Edhe Nisma Shqipëria Bëhet humb 32 vota, që rezulton se i janë shtuar në numërimin e parë. PSD e Tom Doshit i hiqen gjithashtu deri më tani 24 vota nga numërimi i parë.

17 vota i hiqen Lëvizjes Bashkë ndërsa 11 të tjera Partisë Mundësia, e cila mund të rrezikojë mandatin e saj në Tiranë.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH