Politikë

Petro Koçi kritikon Zegjinenë: Jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i Partisë Socialiste!

Shkruar nga Liberale

Petro Koçi kritikon Zegjinenë: Jemi parti serioze, nuk

Deputeti socialist në largim, Petro Koçi, ka folur publikisht për stilin e disa prej deputetëve të rinj të Partisë Socialiste, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, duke i konsideruar disa sjellje të tyre si të papërshtatshme për imazhin e partisë.

Teksa ishte i ftuar në emisionin "Off the Record", në A2CNN, politikani u ndal dhe tek rasti i Zegjine Çaushit në Qarkun e Fierit, e cila u bë virale në rrjetet sociale për videot thumbuese që publikonte vazhdimisht ndaj Gazment Bardhit.

“Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze,” u shpreh Koçi në A2 CNN.

Sipas tij, ndonëse rrjetet sociale kanë fituar shumë terren në komunikimin politik, mënyra se si përfaqësuesit publikë sillen në to nuk duhet të kompromentojë seriozitetin dhe imazhin e ekipit.

“Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe,” tha ai.

Koçi u pyet nëse të rinjtë që dolën nga zgjedhjet e fundit janë e ardhmja e PS-së, ai tha se kjo do të varet nga rruga që ndjekin dhe nga stërvitja politike që marrin.

“Si brez janë e ardhmja, por si persona do të varet. Disa prej tyre do të jenë vërtet talente sepse edhe do të stërviten dhe kaliten,” shtoi Petro Koçi. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH