Politikë

"Nuk më rr*het fare për policinë", plas SHERRI mes Asllan Dogjanit dhe Ilir Rusmalit pas rinumërimit të votave: Më keni vjedh...

Shkruar nga Liberale

"Nuk më rr*het fare për policinë", plas SHERRI mes

Deputeti i Partisë DEmokratike, Asllan Dogjani, është përplasur me anëtarin e KAS, Ilir Rusmalin, gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Dogjani akuzoi Rusmalin për vjedhje votash, duke pretenduar se vota të vlefshme janë konsideruar të pavlefshme nga anëtari i KAS.

Pjesë nga debati:

Rusmaili: Shif se të nxjerr policia.

Dogjani: As më rruhet këtu për policinë fare. Hajde shife këtu është e paqartë vota. Vjedh votat ti dhe njofton policinë. Më bën mua presion me policinë ti. Vidhni vota, hajduta. Nuk është hera e parë, gjithë ato vota që keni vjedhur deri tani. 4-5, 4-5, 4-5 në të gjitha kutitë e votimit. Zotërinj mos u tallni me votat e qytetarëve. Sepse kemi ditë e natë që rrijmë këtu. Hajde shihe se e ka shprehu vullnetin. Hajde shife si e ka shprehur vullnetin qytetari. Me të padrejtë na i heq votat ti, nuk je i pari.

Nuk është hera e parë, ju mi keni heq votat nga 4-5. S’lini me fut as vëzhgues. Turp të keni, do t’i marrë të gjitha videot një për një, do t’i çoj në SPAK, do t’i çoj çdo votë që ma keni marrë ju. Turp të kesh Ilir, turp të kesh. Kërkoj të jesh i drejtë. Nuk kërkoj benefite. Me çdo gjë të jesh i drejtë. Hajde ta hapim votën. Ta rivlerësojmë edhe një herë. Talleni. Ja vota.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH