Kreu i Parisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat, ku sërish ka vijuar me akuza për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha deklaroi se PD ka të dokumentuar që në disa qendra votimit për zgjedhjet e 11 majit është votuar nga komisionerët në favor të deputetes socialiste, Sara Mila.
“Aty ku Sara Mila dhe Akend Balla shkojnë me hanxharët e Troplinëvë dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë. Pra, këtu është problemi, se zgjedhjet zhvillohet ne kushtet terrorit të paparë politik, të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale. Do u tregoj nesër qendrat e votimit, ku gjithë ditën votojnë komisionarët dhe ato vota shkojnë për ‘princeshën e burgjeve’, Sara Mila.
Janë të dokumentuara, ne këtë po bëjmë. Me kallashnikov nuk i mbrojmë dot, por do dëshmojmë gjithçka.”- tha Berisha.