Politikë

Basha dhe Dash Shehi të vetmit që fitojnë vota pas RINUMËRIMIT në Tiranë. PS dhe PD të “përkëdhelurat” e 11 majit!

Shkruar nga Liberale

Basha dhe Dash Shehi të vetmit që fitojnë vota pas

Nga procesi i rinumërimit të 464 kutive të votimit në Tiranë nga 1282 në total rezultatet e deritanishme tregojnë se ka pasur gabime, por që nuk ka trend që mund të çojë në ndryshim të mandateve.

Nga rinumërimi del se dy partitë e mëdha janë favorizuar më 11 maj.

Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 241 vota, ndërsa PS-së 194 vota.

Në vend të tretë për numrin e votave të padrejta renditet koalicioni Shqipëria Bëhet që ka 28 vota, të cilat do t’i hiqen pas rinumërimit, ndërsa PSD-ja ka 22 vota.

Dy subjektet e vetme që pritet t’u shtohen votat pas rinumërimit, janë koalicioni i Bashës që i mungojnë 10 vota dhe koalicioni i Dashamir Shehit 7 vota.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH