Politikë

Deputetët i kthehen "jetës parlamentare", sot seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 11 majit!

Shkruar nga Liberale

Deputetët i kthehen "jetës parlamentare", sot seanca e

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 majit.

Partia Socialiste vjen në këtë seancë me misionin e vazhdimësisë institucionale dhe stabilitetit, duke theksuar vijimin e punës normale parlamentare.

Ndërkaq, Partia Demokratike ka paralajmëruar një betejë të fortë politike në Kuvend, duke e cilësuar 11 majin si një “farsë elektorale”.

Mes të tjerash raportohet se kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u ka kërkuar deputetëve të opozitës të jenë të pranishëm në sallë për të denoncuar ato që PD i konsideron si “krime zgjedhore”.

Por megjithatë plani i opozitës për të futur çështje jashtë rendit të ditës mbetet i paqartë, nëse do të lejohet nga mazhoranca, e cila pritet të ndjekë një axhendë standarde për seancën e ditës së sotme. 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH