Politikë

E pyesin për spotin e saj elektoral që "u kryqëzua" në rrjet, Edona Bilali: Njerëzit s' janë gati për këtë lloj humori

Shkruar nga Liberale

E pyesin për spotin e saj elektoral që "u kryqëzua"

Deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali ka folur për gazetarët para seancës së sotme parlamentare, e cila është e para pas zgjedhjeve të 11 majit.

Bilali, e cila nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur në Kuvend, u pyet për spotin elektoral të saj gjatë fushatës që ngjalli shumë reagime kritike në rrjet.

Në spotin që u fshi më pas nga Bilali shfaqej një pacient, i cili ndodhej në krevatin e spitalit, i luajtur nga aktori i njohur Gac Kodrina, I cili kërkon të dijë nëse do të jetë gjallë deri më 11 maj pasi i ka dhënë fjalën Edona Bilalit që ta votojë.

Ajo u shpreh se personi në fjalë është një aktor humori, ndërsa theksoi se “qartësisht jashtë Shkodrës njerëzit nuk janë gati për këtë lloj humori”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH