Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mesazhin e Ambasadës së SHBA për procesin zgjedhor të 11 majit, e cila ka uruar popullin shqiptar.
Sipas Berishës, në atë mesazh nuk përgëzohej kryeministri Edi Rama, pro uroheshin vetëm qytetarët shqiptarë, e po ashtu nuk mohohet, e as nuk pohohet farsa zgjedhore. Berisha shtoi se ky mesazh ishte asgjësim i kryeministrit Rama. Berisha po ashtu kërkoi që të bëhet krahasimi mes urimit të ardhur nga SHBA në zgjedhjet e vitit 2021 dhe urimit për këtë vit.
“Ajo nuk ishte ashtu siç po thua, citoje. Përgëzoj popullin shqiptar tha. Çfarë sugjerimi kam unë, merrni dhe lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet për të kuptuar se cili ishte thelbi i deklaratës, lexoni ato të 2021 si kanë qenë.
Lexoni disa nga deklaratat e Sekretarit Rubio dhe do kuptoni mirë se çfarë përfaqëson ajo që thoni ju si urim për Edi Ramën. Aty uroheshin shqiptarët, jo për zgjedhjet. Urohen shqiptarët, nuk mohohet dhe nuk pohohet farsa. Ne që denoncojmë çdo ditë njihemi me prova të reja… Pse nuk e përshëndeti Edi Rama atë urim, se ai po priste si diçka hyjnore. Se nuk e përshëndeti. Pra faktikisht është asgjësimi i Edi Ramës.”– tha Berisha.