Parlamenti i parë shqiptar, 1921. Fotografi e realizuar nga Kel Marubi. Në parlamentin e parë shqiptar që u krijua dhe nisi punimet në vitin 1921 u përfaqësua edhe diaspora shqiptare e Amerikës, përmes Fan Nolit. Ndër deputetët e parë gjenden edhe emra të njohur të letrave shqipe dhe të çështjes kombëtare, si At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda e Hilë Mosi.
Nga e majta në të djathtë, emrat sipas rreshtave:
1 – Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani.
2 – Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri.
3 – Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça.
4 – Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi.
5 – Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani.
Më 1 gusht 1937 në Shkodër u nda nga jeta Ndre Mjeda - atdhetar, klerik, poet i shquar.
Për 7 vjet (1880 - 1887, ndihmuar nga kisha katolike, Mjeda studioi letërsi në Spanjë; retorikë, latinisht dhe italisht në Kroaci; shkroi poezi shqip; dha mësim muzike në Itali; dhe përktheu letërsi.
Më vonë studioi teologji në në Poloni, dhe dha mësime për filozofi dhe filologji, dhe shërbeu si bibliotekar, dhe profesor i logjikës dhe metafizikën. Mjeda shërbeu si anëtar i Komisisë Letrare, në Shkodër, dhe deputet në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë.
Ndre Mjeda shërbeu si deputet nga qarku i Shkodrës krah me Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin
U tërhoq nga politika pas humbjes së Fan Nolit në dhjetor 1924; më pas, shërbeu si prift i famullisë në Kukel; dha mësime në gjuhën dhe letërsinë shqipe në kolegjin jezuit në Shkodër, deri në vdekjen e tij më 1937, në moshën 71 vjeçare.
Vargjet e Mjedës mbeten po aq të fuqishme edhe sot:
Vaji i Biylbylit
"...Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfën ,
Pse po gjimon?.."
Gjuha shqipe, nga Ndre Mjeda
"Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m’shungullon
përmbi er’ që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
…
Qoftë mallkue kush qet ngatrri
Me ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak’ e shkrime
çka natyra vet’ përpoq.
…
E njat tok’ që je tue gzue,
e ke zan’ tash sa mij’ vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet."