Kronikë

Arrestohet në Elbasan shqiptari i kërkuar nga drejtësia italiane për dhunë dhe krime seksuale ndaj ish-bashkëshortes

Shkruar nga Liberale.al

Arrestohet në Elbasan shqiptari i kërkuar nga drejtësia italiane

Policia e Elbasanit arrestoi më 11 qershor Zamir Halilin, 50 vjeç, i cili ishte i kërkuar nga drejtësia italiane dhe ishte dënuar në mungesë me gati 7 vite burg për dhunë seksuale dhe keqtrajtim në familje.

Sipas mediave italiane, krimet janë kryer ndaj ish-gruas së tij, gjatë periudhës 2005–2010, kohë kur Halili jetonte në Monteriggioni, në Siena të Italisë. Vendimi i gjykatës italiane është dhënë në vitin 2016, dhe që prej asaj kohe ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas dënimit, autoritetet italiane e dëbuan Halilin nga vendi në vitin 2012, por më pas ai u bë i pagjurmueshëm.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH