Arte

PIKTURA E DITËS: Sheshi i Tabakëve Elbasan, ‘rikthim’ në vitin 1935 - nga Gazment Xhaferri

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Sheshi i Tabakëve Elbasan, ‘rikthim’


Piktori i mirënjohur nga Elbasani, Gazment Xhaferri ka sjellë me mjeshtëri një tjetër vepër artistike nga vende historike siç është sheshi para Kalasë së Elbasanit, viti 1935.

Piktura e titulluar "Sheshi i Tabakëve Elbasan viti 1935" gjendet në "Art studio Xhaferri".

Mes veprave të tij spikasin shumë vende historike të cilat ai preferon t’i pasqyrojë në tablo, si “Pazari i Vjetër” në Elbasan dhe Kalaja të cilat kanë pësuar ndryshime dhe sjellin nostalgji apo kureshtje.

Nëpërmjet pikturave të tij njerëzit arrijnë të rikujtojnë edhe njëherë si ka qenë qyteti i Elbasanit.

Shumë ndërtesa historike janë shembur dhe nuk kanë më atë kënaqësinë që të jepnin dikur. Edhe në Elbasan shumë prej tyre e kanë humbur pamjen e tyre të dikurshme,” - thotë në një intervistë piktori i mirënjohur elbasanas.

“Kryesisht unë jam marr shumë me peizazhe urbane edhe në Greqi, në Florina ku kam jetuar, ndërtesat atje ishin të bukura si shtëpitë dhe ndërtesat në Korçë. Por, kishte shumë ndërtesa të cilat ishin shembur edhe atje dhe njerëzit i kërkonin në internet dhe kërkonin që t’i vizatoja sepse ishin nostalgjikë për to.”


“E njëjta gjë po ndodh edhe në Elbasan, peizazhe urbane psh. brenda në Kalanë e Elbasanit ka akoma vende që mund të vizatosh, por kryesisht pjesët që janë shembur psh., Pazari i Vjetër i cili është shembur që në kohën e Enver Hoxhës, pasi do bëheshin rregullime.”


“Ajo ishte një pjesë shumë e bukur që duhet të ruhej, por që nuk ndodhi ashtu. Brenda në kala, përsëri janë bërë ndryshime, pasi çdo shtëpi kishte një histori aty brenda dhe normalisht njerëzit kanë nostalgji tanimë për qytetin. Sa herë që bëj ndonjë pikturë për qytetin të gjithë elbasallinjtë më thonë. “E o Gazi ç’na nxore mallin e Elbasanit të vjetër". Këto janë piktura që tërhiqen nga njerëzit".

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH