Arte

PIKTURA E DITËS: “Partizani”- Nga artisti i mirënjohur Foto Stamo

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: “Partizani”- Nga artisti i mirënjohur

"Partizani", pikturë e realizimit socialist e realizuar nga Foto Stamo, artisti që i besoi këtij lloj arti dhe sistemit.

Artisti i Popullit Foto Stamo, ka lindur në Janar 1914 në Erind, Gjirokastër, në fshatin ku lindën Heronjtë e Popullit: MistoMame, MihalDuri dhe komunisti i orëve të para, dëshmori Lato Braho.

Me shumë dashamirësi prof. Foto Stamo ka ndihmuar vazhdimisht artistët, veçanërisht artistët e rinj, në krijimtarinë e tyre me brendi të shëndoshë dhe nivel të lartë artistik.

Së bashku me ta, ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare të artit figurativ. Në fondin e Galerisë Kombëtare të Artit janë ruajtur 125 punime të Artistit të Popullit Foto Stamo.

Prof. Foto Stamo, është konsideruar si njeriu që ka mbajtur ekuilibrin në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Me përkushtimin dhe organizimin e tij operativ dhe tepër njerëzor, ka ndihmuar shumë përparimin e artit shqiptar. Është vlerësuar dhe dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me titullin e lartë "Artist i Popullit".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH