Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka ardhur në një rrëfim ndryshe për jetën e tij.
Në një intervistë në emisionin “Mos i fol Shoferit“, ai ka zbuluar periudhën kur nuk punonte në shtet dhe me punën që bënte, nuk i blinte dot gruas dhuratat që ajo dëshironte.
“Nuk e kam thënë asnjëherë por në vitin 2013 nuk kam qenë shumë mirë ekonomikisht se kam qenë pa punë, tani duhet thënë jam mirë sepse puna në shtet ka benefite, ka gjëra të paguara, por atëherë merresha me punë civile. Ajo kishte dëshirë një dhuratë që unë nuk mund t’ia blija dhe i çova vetëm kutinë bosh të asaj që ajo donte dhe kur hyra në punë vite më vonë ia bleva dhe atë që donte patjetër”, është shprehur ai./Gazeta Liberale