Aktualitet

Kryemadhi: Meta si kryetar Kuvendi nuk e la Ramën të vidhte

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Meta si kryetar Kuvendi nuk e la Ramën të vidhte

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me banorët e Vorës, të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndër të tjera, Kryemadhi hodhi akuza ndaj kryeministri Rama, duke theksuar, se në periudhën kur ishte kryetar Parlamenti, Ilir Meta nuk lejoi miratimin e koncensioneve korruptive.

"Normalisht ky që do ju prishi pallatet këtyre nuk ka për tu dhënë as shtëpi, asgjë. Me ata nga ana tjetër nuk merret fare për ti ndihmuar, as nuk i sheh me sy, vjen vetëm këtu ku do të bëjë pallate dhe kulla. Si nuk u ngop ky? Nuk la gjë pa marrë, detin po, naftën po, pronat po, nuk u ngop ky.

Nuk ka për të marrë asgjë me vete. Kur ishte Ilir Meta Kryeministër e bëri me prokurori, me polici, me të gjitha që i shembën në 1997-ën. Kur u bë Ilir Meta Kryetar Parlamenti nuk e la atë të bënte koncensione që të vidhte. Tani që është President ky do që të grabisë Kushtetutën dhe Ilir Meta nuk e lë..

Në qoftë se marrin aq metra katror apartamente sa i prishet këtu, të kenë kontratën të paktën. Nesër kur të iki Edi Rama, vijnë dhe thotë më ka premtuar Edi Rama, por po se pate me letër me firmë s’ke çfarë i jep ti. Se të gjithë zullumet e Edi Ramës do ti pastrojmë ne", tha Kryemadhi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH