
Në mbledhjen plenare të KLP-së, ku të pranishëm janë të gjithë anëtarët e këtij institucioni, kreu i këtij institucioni Gent Ibrahimi, pohoi se me 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, apo siç njihet ndryshe SPAK-u.
Nga ngritja e kësaj strukture pritet të shkrijë Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa për 16 prokurorët e mbetur do të vendoset sot për t’i transferuar në rrethe.
“Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. 16 prokurorë nga Krimet transferohen në tjetër vend. Sot transferohen në rrethe prokurorët e mbetur te Krimet”, tha Ibrahimi. /Gazeta Liberale