Elon Musk ka fituar 17 milionë ndjekës në Twitter që nga prilli, kur ai njoftoi për herë të parë planet për të blerë kompaninë e mediave sociale. Por, ai nuk është miliarderi, i cili ka më shumë ndjekës në rrjetin social.
Sipas Forbes, Elon Musk, personi më i pasur në botë ka 99.5 milionë ndjekës në Twitter. Ai e përdor Twitter-in si një mjet publiciteti.
Rihanna gjithashtu është personi i katërt më i ndjekur në Twitter pas Barack Obama, Justin Bieber dhe Katy Perry. Musk është në vendin e gjashtë me më shumë ndjekës, pas Cristiano Ronaldos. /Liberale.al