Sport

Asllani mban peshën e penalltive, ndihmon Interin të ruajë shpresat për titullin

Shkruar nga Liberale

Asllani mban peshën e penalltive, ndihmon Interin të ruajë

Kristjan Asllani ka realizuar penallti në dy ndeshjet e fundit të Interit ndaj Veronës dhe Torinos, duke kontribuar në ruajtjen e shpresave të skuadrës për titullin në Serinë A. Më e rëndësishmja, ai ka zgjidhur një problem të madh për trajnerin Simone Inzaghi. Sipas "Gazzetta Dello Sport", Asllani është i paprekshëm nga pika e bardhë, pasi ka realizuar 10 penallti pa gabuar gjatë karrierës së tij, që nga futbolli i të rinjve deri tek ai profesional.

Në një ekip të madh si Interi, ku zakonisht është Çalhanollu ai që gjuan penalltitë, hapësirat për të tjerë janë të pakta. Por pas mungesës së turkut, Asllanit i është besuar kjo përgjegjësi, duke marrë parasysh gabimet që kanë bërë lojtarë si Lautaro Martinez, Markus Turam dhe Marko Arnautoviç. Ky i fundit ishte ai që kërkoi që Asllani të gjuante penalltinë në ndeshjen ndaj Veronës, dhe pas suksesit të tij, ai e përsëriti me po të njëjtin rezultat edhe në ndeshjen ndaj Torinos. Kjo ka lehtësuar punën e Inzaghi-t në një fazë të tillë të sezonit, ku çdo gabim mund të ketë pasoja të mëdha.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH