Egnatia fitoi për herë të dytë titullin kampion në Superiore, duke mbrojtur kurorën e fituar më parë. Mbrëmjen e djeshme, ata triumfuan 4-0 ndaj Vllaznisë, duke ngritur kështu trofeun më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.
Skuadra e Edlir Tetovës ka shkruar histori, duke u bërë një nga ekipet më të suksesshme të viteve të fundit. Gjatë tre viteve të fundit, Egnatia ka fituar 5 trofe të rëndësishëm, duke përfshirë dy herë titullin kampion, dy Kupa Shqipërie dhe një Superkupë Shqipërie. Rrogozhinasit kanë fituar çdo trofe të mundshëm në vendin tonë dhe gjithashtu mbajnë titullin kampion të Kategorisë së Parë në muzeun e tyre.
Por te rrogzhinasit festa në postimet e tyre në rrjete sociale ende vazhdonë. “Familja jonë e madhe” dhe “Mirëmengjes kampiona” janë dy mesazhet e klubit. Duket se ata janë të “dehur” nga triumfi.
Duhet thënë se ky është titulli i dytë radhazi për Egnatian, pas atij të edicionit të shkuar. Në këtë etapë, ata e mbyllën pas 36 javësh si lider dhe të tillë e përfunduan, sukese i merituar.