YouTuber-ja Wizard Liz e ka lënë Landon Nickerson pasi mësoi se ai po e tradhtonte ndërsa është shtatzënë në muajin e katërt, ajo premtoi se do të shiste unazën e fejesës prej 100 mijë eurosh me të cilën ai i propozoi martesë.
Liz zbuloi se çifti ishte ndarë si rezultat i një mesazhi sekret në aplikacionin ‘Snapchat’, ku Landon kishte folur me një grua, që rezultoi më pas të ishte një fanse. Gruaja më pas i rrëfeu për bisedat shoqes së Lizit, gjë që çoi në ndarje.
Ajo tha se ishte e habitur kur mësoi për tradhtinë e tij – “Ai shkroi një libër të tërë për sa shumë më do”, vuri në dukje ajo – pasi së fundmi kishin bërë një udhëtim romantik në Londër.
Nickerson pranoi se kishte bërë një gabim të madh, por tha se e tëra çfarë bëri ishte vetëm ‘disa minuta mesazhesh’.
Liz u betua se me paratë që do të fitonte nga shitja e unazës, do ta dhuronte atë për një kauzë që ndihmon nënat beqare.
Ajo gjithashtu shkroi në Instagram të mërkurën për të sqaruar detajet që po hidhen rreth e rrotull në diskutimet online.
“Dua të sqaroj diçka që më është dërguar dhe gënjeshtrat që po përhapen: Landon ishte absolutisht beqar kur më takoi”, tha Liz. “Ne të dy nuk ishim në një lidhje”.
Liz tha: “Nuk e di se si njerëzit arritën në atë përfundim ose kush e shpiku, por unë definitivisht nuk do të dilja me të nëse ai nuk do të ishte beqar që në fillim, kur u takuam për herë të parë në Instagram 4 vjet më parë, folëm për disa ditë dhe unë hyra në një lidhje më pas, ashtu si edhe ai”.