Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) ka dënuar me 1 vit burg Nikolin Nikën, por ky dënim nuk do të vuhet me burgim, pasi është konvertuar në shërbim prove për 2 vite.
Nika ishte akuzuar për korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të drejtësisë, dhe e ka pranuar fajin, duke nënshkruar një marrëveshje me Prokurorinë e Posaçme më 5 maj 2025. Marrëveshja u miratua nga gjykata.
Sipas vendimit të shpallur më 29 maj 2025, Nika duhet të qëndrojë nën mbikëqyrje për 2 vite, të mos kryejë vepra të tjera penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës në Lezhë. Ai gjithashtu nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar dhe do të paguajë 6.000 lekë shpenzime gjyqësore dhe hetimore.
Vendimi është i formës së prerë dhe nuk lejohet ankim.