Supermodelja 28-vjeçare tërhoqi vëmendjen teksa hoqi flokët e saj karakteristikë korb I riktheu në ngjyrën e saj natyrale, të artë, me rastin e festivalit vjetor të filmit.
Dhe pavarësisht se organizatorët prezantuan një politikë të re që ndalon veshjet zbuluese për ceremoninë e këtij viti, Bella arriti të tregonte figurën e saj të jashtëzakonshme në mbërritjen e saj joshëse, shkruan “Daily Mail”, përcjell “Bota sot”.
Ajo ekspozoi gjoksin e saj me një korse të bardhë, derisa veshi disa xhinse të ngushta, të cilat i theksonin linjat e tonifikuara të trupit.
Bella fshehu fytyrën pas një palë syzesh dielli të rrumbullakëta dhe i mblodhi flokët e saj të rinj bjonde përsëri në një topuz të çrregullt.