Sport

Mbrojtësi i Kombëtares është renditur ndër pesë më të mirët në Seria A

Shkruar nga Liberale

Mbrojtësi i Kombëtares është renditur ndër pesë

Mediat italiane kanë bërë një pasqyrë të Serie A pas 36 javësh, duke shpallur lojtarët më të mirë të secilës repart.

Emri i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Ardjan Ismajli, bie në sy në këtë renditje, krahas Alessandro Buongiorno (Napoli), Alessandro Bastoni (Inter), Federico Dimarco (Inter) dhe Nuno Tavares (Lazio).

Ismajli ka luajtur 27 ndeshje këtë sezon me Empolin, ndërkohë që kontrata e tij skadon këtë verë dhe ende nuk është vendosur nëse do të rinovojë apo do të largohet nga ekipi. Vlera e kartonit të tij arrin deri në 6 milionë euro, niveli më i lartë në karrierën e tij.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH