Aktualitet

Aeroporti i Rinasit NJOFTIM të rëndësishëm për ata që duan të udhëtojnë në 15 dhe 16 maj

Shkruar nga Liberale

Aeroporti i Rinasit NJOFTIM të rëndësishëm për ata

Katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare, më 15 dhe 16 maj Tirana do të presë samitin e Komunitetit Politik Europian, në të cilin do të marrin pjesë liderët nga e gjithë Europa.

Për shkak të masave sigurisë dhe bllokimit të rrugëve, Aeroporti i Rinasit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm, ku bën apel qytetarëve që udhëtojnë në këto data, që të marrin masa dhe të paraqiten në aeroport 3 orë para fluturimit.

“Njoftim i rëndësishëm për pasagjerët: Më 15 dhe 16 maj Tirana do të presë samitin e komunitetit Politik Europian me pjesëmarrjen e liderëve nga gjithë Europa.

Për shkak të masave të sigurisë dhe bllokimeve të rrugëve priten vonesa dhe trafik i rënduar. Pasagjerët q ë udhëtojnë në këto data këshillohen të planifikojnë paraprakisht dhe të paraqiten 3 orë para fluturimit”, thuhet në njoftim.

Aeroporti i Rinasit NJOFTIM të rëndësishëm për ata

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH