Aktualitet

Gjykata e Lartë liron Kreshnik Farrukun, i akuzuar për trafik kokaine në Itali

Shkruar nga Liberale.al

Gjykata e Lartë liron Kreshnik Farrukun, i akuzuar për trafik kokaine

Kreshnik Farruku, i njohur edhe si Kreshnik Budlla, është liruar nga Gjykata e Lartë pas një vendimi që rrëzon masën e sigurisë "arrest në burg" vendosur më herët nga GJKKO. Ai u arrestua më 11 janar 2025 në Manzë të Durrësit, me kërkesë të SPAK dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Farruku akuzohet nga drejtësia italiane për përfshirje në një organizatë kriminale të specializuar në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt porteve të Italisë, sidomos portit të Livornos. Masa e arrestit ishte caktuar nga Gjykata e Breshias në gusht të vitit 2024, si pjesë e një dosjeje të nisur që më herët.

Pavarësisht akuzave të rënda për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, Gjykata e Lartë shqiptare vendosi lirimin e tij, duke rrëzuar kërkesën për vazhdimin e arrestit.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH