Aktualitet

Flutura Açka: Kemi mbaruar bashkë shkollën, si e njoh Linda Ramën!

Shkruar nga Liberale

Flutura Açka: Kemi mbaruar bashkë shkollën, si e njoh Linda

Shkrimtarja dhe ish-deputetja Flutura Açka foli për herë të parë publikisht për marrëdhënien e saj të hershme me Linda Ramën, bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama.

“Unë e njoh që nga fakulteti. Kemi mbaruar bashkë shkollën. Është një vajzë shumë e mirë, një ekonomiste shumë e zonja”, u shpreh Açka për bashkëshorten e kryeministrit. Flutura Açka ishte e ftuar një intervistë të sinqertë për emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në DritareTV.

Ajo shtoi se Linda Rama është treguar një grua me shumë durim dhe përkushtim, përballë një jete të vështirë në krah të një figure politike të fortë si Edi Rama.

“Nuk është e lehtë të jesh bashkëshortja e një kryeministri, aq më tepër të një burri me kaq shumë pushtet”, tha Açka ndër të tjera.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH