Aktualitet

Operacion anti-drogë në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52 urdhër arreste, vihen nën sekuestro disa pasuri miliona euro

Shkruar nga Liberale

Operacion anti-drogë në Shqipëri dhe Itali/ Lëshohen 52

Një operacion i madh policor kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, çoi në arrestimin e 52 personave midis Italisë dhe Shqipërisë.

Mediet raportojnë se operacioni është kryer nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Gjithashtu u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa milion euro.

Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH